Një zjarr shkatërrues shpërtheu mëngjesin e sotëm në kampin e refugjatëve Rohingya në rrethin jugor Cox’s Bazar të Bangladeshit, duke djegur të paktën 400 baraka.
“Kemi vlerësuar se kryesisht mbi 400 çadra janë dëmtuar. Viktimat Rohingya i kemi zhvendosur në një vend tjetër dhe po u sigurojmë atyre ushqim dhe shërbime tjera”, tha për Anadolu Agency, komisioneri i Bangladeshit për Refugjatët për Ndihmën dhe Riatdhesimin, Mahbub Alam Talukdar.
Ai po ashtu siguroi se tendat e dëmtuara do të zëvendësohen brenda kohës sa më të shkurtër të mundshme. Asnjë vdekje nuk është raportuar, tha ai, duke shtuar se disa refugjatë u plagosën lehtë.
“Jemi duke hetuar për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, tha për AA, zyrtari i Shërbimit Zjarrfikës të Cox’s Bazar, Mohammad Abdullah.
Ndërkohë, disa burime në kamp theksuan se më shumë se 500 tenda ishin dëmtuar dhe dhjetëra refugjatë Rohingya u plagosën.
Në maj të vitit të kaluar, një zjarr tjetër i madh dëmtoi më shumë se 400 tenda në kampin e refugjatëve Kutupalang në Cox’s Bazar.
Disa incidente të vogla zjarri janë raportuar gjithashtu në kampet e refugjatëve Rohingya gjatë vitit të kaluar
Top Channel