Turqia dërgon 20 mijë doza të vaksinës në Qipron Turke

14/01/2021 09:25

Në kuadrin e luftës kundër COVID-19 Turqia i dërgoi Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), 20 mijë doza të vaksinës Sinovac.

Ministri i Shëndetësisë së Qipros Turke, Ali Pilli, në një deklaratë me shkrim njoftoi se “këtë mëngjes në vendin tonë kanë mbërritur nga Republika e Turqisë me një avion ambulancë 20 mijë doza të vaksinës Sinovac”.

Ministri Pilli për AA tha se kanë planifikuar që procesin e vaksinimit ta fillojnë nesër dhe të shtunën.

“Kemi kryer planifikimin tonë lidhur me vaksinimin, ku në fazën e parë vaksinimet do të kryhen në 9 qendrat tona. Vaksinat e para do të aplikohen fillimisht tek të gjithë personeli ynë shëndetësor që ndodhen në plan të parë në luftën kundër COVID-19 dhe më pas vaksinat do të aplikohen tek personat 65-vjeç e lart. Më pas, sipas planifikimit tonë për vaksinimin synojmë që kryerja e vaksinave të shtrihet në të gjithë vendin. Ne jemi një vend i vogël, do ta përballojmë shumë lehtë këtë. Ne gjithashtu kemi dhënë edhe trajnimin e kësaj dhe për këtë arsye nuk është e vështirë për ne kryerja e vaksinave”, tha Pilli.

“Turqia ashtu si gjithmonë ka qëndruar pranë nesh edhe në luftën tonë kundër COVID-19”, ka deklaruar ministri Pilli.

Ai në emër të vendit të tij ka falenderuar për mbështetjen presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrin turk të Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA