Zemërim në Amsterdam për panelet ‘e shëmtuara’ diellore mbi kanalet historike të qytetit (fotot)
19/12 19:31
Taxhikistani gjatë tri ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të ri me COVID-19.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se kjo është hera e parë që nga fillimi i pandemisë.
Që nga fillimi i pandemisë në Taxhikistan me koronavirus janë infektuar 12.308 persona. Janë shëruar 12.208, ndërsa kanë vdekur 90 të sëmurë, ashtu që në këtë shtet aziatik momentalisht nuk ka persona aktiv të infektuar.
Rastet e para të të infektuarve me koronavirus në Taxhikistan janë konfirmuar në fillim të muajit prill të vitit të kaluar, ndërsa nga fillimi i këtij viti numri i sapo të infektuarve në nivel ditor ishte më pak se pesë.
Top Channel