SHBA, shkon në mbi 394 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

14/01/2021 16:26

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 394.035, prej të cilëve 4.170 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 244.929, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23.624.087.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13,97 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 277,4 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,84 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.184 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,51 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,25 milionë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA