Banka e Shqipërisë ka shtyrë edhe me 3 muaj masat që lehtësojnë ristrukturimin e kredive, duke e çuar afatin e tyre deri më 31 mars 2021.
Bëhet fjalë për dispozitat lehtësuese që u japin mundësi bankave që të ristrukturojnë marrëdhëniet e kredive duke gjetur një zgjidhje të përshtatshme me klientët që hasin vështirësi në shlyerjen e kësteve të kredive.
Një kërkesë kjo e bërë nga Shoqata e Bankave në fund të vitit të kaluar, por që nuk përfshin një tjetër moratorium si ai që bëri banka qendrore për një periudhë 6-mujore në 2020-ën për të lehtësuar bizneset e individët e prekur nga kriza, ku u shtynë rreth 25 mijë kredi bankare.
Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka vendosur të zgjasë edhe periudhën e pezullimit të shpërndarjes së fitimit të vitit 2020 të bankave dhe fitimit që do të realizohet këtë vit deri më 31 dhjetor 2021. Një masë që synon të lehtësojë sistemin bankar për të mbështetur kredidhënien.
Top Channel