Rekord infektimesh në Spanjë, 39 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

14/01/2021 07:39

Spanja ka regjistruar një numër rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit, që nga fillimi i pandemisë, me gati 39 000 persona të infektuar që nga e marta, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në total, 38 869 raste të konfirmuara dhe 195 vdekje u regjistruan ditën e fundit, për një numër të përgjithshëm prej 2,176 milionë rastesh dhe 52 878 vdekjesh të regjistruara në vend që nga fillimi i krizës shëndetësore.

“Këto shifra zbulojnë një rrezik shumë të lartë, një rrezik ekstrem në të gjithë vendin”, tha Carolina Darias, ministre e Politikës Territoriale dhe Shërbimit Publik, në një konferencë shtypi.

“Presioni në spitale vazhdon të rritet”, shtoi ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, duke shtuar se 27% e shtretërve në kujdesin intensiv janë të zënë nga pacientë me koronavirusin e ri.

Shumë rajone të Spanjës kanë vendosur masa të reja kufizuese në një përpjekje për të përmbajtur pandeminë.

Top Channel