Plumba me postë, Meng Wanzhou kërcënohet gjatë arrestit shtëpiak

14/01/2021 10:52
Meng Wanzhou

Shefja e Huaweit, Meng Wanzhou është kërcënuar me disa plumba të dërguara me postë ndërsa ishte në arrest shtëpie në Vancouver.

Sipas BBC, ky ishte një nga disa kërcënimet ndaj saj,  të zbuluara ditën e djeshme nga kompania që ofron sigurinë e saj.

Wanzhou arrestua në vitin 2018 me akuzat në lidhje me dyshimin e mashtrimit të HSBC në lidhje me marrëdhëniet e Huawei në Iran. Madje çështja e saj ka krijuar një përplasje midis Kinës dhe Kanadasë, me Pekinin që vazhdimisht bën thirrje për lirimin e saj.

Zyrtarja kryesore financiare e Huawei u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Vancouver me një urdhër nga SHBA, ku ajo po përballet me akuza për mashtrim bankar dhe potencialisht duke shkaktuar që HSBC të thyejë sanksionet e SHBA-së.

Ditën pasi ajo u la e lirë me kusht, u vendos në arrest shtëpie në Vancouver. Ajo ka luftuar kundër ekstradimit të saj në SHBA, e cila dëshiron që ajo të dalë në gjyq.

Kërcënimet u zbuluan në gjykatë nga Doug Maynard, zyrtari kryesor operativ i firmës së sigurisë Lions Gate Risk Management. Ai tha se zonja Meng mori “pesë ose gjashtë” letra kërcënuese në rezidencën e saj në qershor dhe korrik 2020 dhe se letrat ishin “lehtësisht të identifikueshme nga shenjat në pjesën e jashtme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA