Palestrat 10 muaj mbyllur/ Volejbolli dhe Basketbolli drejt shkrirjes, thuajse një vit pa aktivitete

14/01/2021 19:58

Që nga 13 marsi i vitit të shkuar, prej mëse 10 muajsh palestrat sportive janë të mbyllura dhe të ndaluara me ligj për të zhvilluar aktivitet, për shkak të pandemisë së Covid 19.

Në rastin më të mirë sportistët dhe klubet kanë humbur ritmin, në rastin më të keq një pjesë e tyre janë shkrirë.

Tirana është ndër të paktat skuadra që ka shansin për t’u stërvitur, por pa një plan dhe një program se kur do të fillojë kampionati.

Ndërkohë që në të gjithë rajonin dhe vendet e Europës këto aktivitete të sallave janë hapur normalisht, në vendin tonë po mbushet viti dhe asnjëra nga federatat e sporteve të lojërave me dorë nuk ka një përgjigje se kur do të kenë mundësi të rifillojnë.

Për më tepër ndjekim kronikën e përgatitur nga gazetari Endi Tufa.

Top Channel