Këtë mëngjes përmes një videokonference me guvernatorët, ministri Speranza njoftoi dispozitat e kombinuara të dekretit të ri të miratuar mbrëmë, i cili do të vendosë praktikisht të gjithë Italinë në ”kod portokalli” duke filluar nga e diela.
”Qeveria italiane po i përmbahet rregullave të rrepta në luftën kundër koronavirusit, me një ndalim të udhëtimit midis rajoneve të zgjatur deri më 15 shkurt”, deklaroi qeveria.
”Sidoqoftë, ka përjashtime për udhëtime pune, arsye shëndetësore dhe emergjenca të tjera”, njoftoi qeveria pas një takimi të këshillit ministror.
”Gjendja e jashtëzakonshme e koronavirusit është zgjatur deri më 30 prill dhe ora e ndalimit gjatë natës gjithashtu do të mbetet në fuqi”, theksoi qeveria.
Nga 16 janari deri më 5 mars, njerëzit mund të vizitojnë vetëm një familje tjetër në ditë, së bashku me një person tjetër, duke përjashtuar fëmijët nën 14 vjeç dhe njerëzit në nevojë.
Deri më tani, më shumë se 80 000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Itali dhe më shumë se 2,3 milion njerëz janë infektuar me koronavirus, ndërsa gati 886 000 persona janë vaksinuar kundër tij.
Top Channel