Itali – Punonjësit e shëndetësisë në shtëpitë e kujdesit për të moshuar do të pezullohen nga puna për 8 muaj nëse refuzojnë të bëjnë vaksinën e koronavirusit.
Giovanni Belloni, një mjek në provincën e Pavias dhe presidenti i Shoqatës Italiane të Mjekëve ka dhënë këtë mendim pasi ka pasur anëtarë të stafit në Pavia që kanë dalë kundër vaksinës.
“Ne duhet të bëjmë një dallim mes atyre që nuk duan të vaksinohen për arsye të caktuara shëndetësore, si prezenca e tumorit. Ata do të pezullohen nga puna, por do të paguhen. Ndërsa të tjerët që refuzojnë vaksinën, do të pezullohen nga puna për 8 muaj dhe nuk do të paguhen” , tha Belloni në një intervistë për ‘Repubblica’.
Deri para disa ditësh, në provincën e Pavias, vetëm 40% të punonjësve të shëndetësisë ishin pro vaksinës. Profesori shpjegoi rëndësinë e vaksinimit duke thënë se është e domosdoshme për të ndikuar në uljen e rasteve me koronavirus.
Top Channel