Dëmtime muskulore dhe izolim pasi kishte qenë në kontakt me një person pozitiv me koronavirus. Sezoni i Agueros nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për të mbajtur te ardhmen pezull shërben edhe kontrata e El Khun me Manchester Cityn, që skadon në qershor të 2021-shit.
Sulmuesi argjentinas është një emër jashtëzakonisht i lakmuar në merkato dhe skuadrat e mëdha të Europës po lëvizin që tani për ta bindur që të ndryshojë ambient pas 10 viteve në Manchester me fanellën e “sky blues”.
Në ndjekje të Agueros, përveç PSG-së që po e kërkon prej kohësh, është edhe Barcelona që synon ta rikthejë në Spanjë, ku ka luajtur për pesë vite me Atletikon e Madridit, nga 2006-a deri në 2011-ën. Lajmin e bën të ditur tabloidi britanik “The Sun”.
Barcelona po mendon për të dhe e ka futur në listën e afrimeve për t’ia dhuruar trajnerit Koeman, duke individualizuar El Khun si një përforcim për sulmin, repart ku Aguero do të formonte një dyshe argjentinase me mikun e tij të madh Lionel Messi.
Top Channel