Hungaria arrin marrëveshje me “Sinopharm” të Kinës për blerjen e vaksinave

14/01/2021 13:41

Hungaria ka arritur një marrëveshje me kompaninë Sinopharm të Kinës për të blerë vaksinat e koronavirusit, tha të enjten shefi i stafit të kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Gergely Gulyas gjithashtu tha në një konferencë se vala e dytë e pandemisë ka arritur kulmin në Hungari dhe infeksionet e reja kanë rënë por kufizimet nuk mund të lehtësohen ende.

Që nga 11 nëntori, të gjitha shkollat e mesme janë mbyllur, ashtu si hotelet dhe restorantet, përveç shërbimeve delivery, është vendosur një shtetrrethim si dhe tubimet janë ndaluar.

Gulyas tha se dërgesat e vaksinave nën programin e Bashkimit Evropian po mbërrinin shumë ngadalë, me dërgesa javore me më pak se 100,000 doza dhe Hungaria do të vazhdonte bisedimet me Rusinë dhe Kinën në lidhje me blerjet shtesë të vaksinave.

“Ne praktikisht kemi bërë një marrëveshje me Sinopharm,” tha Gulyas. “Dërgesa e parë mund të përfshijë deri në një milion doza.”

Koha e dërgesës varet nga sa shpejt autoritetet shëndetësore hungareze autorizojnë përdorimin e vaksinës së Sinopharm, e cila është përdorur për të imunizuar rreth 20 milion njerëz, shtoi ai.

Top Channel