Franca do të kërkojë test negativ për hyrje nga vendet jashtë BE-së

14/01/2021 22:55

Franca do të kërkojë rezultat negativ të testit për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian (BE) që nga 18 janari.

Në një konferencë shtypi, kryeministri francez Jean Castex tha se numri mesatar ditor i rasteve me COVID-19 në vend është 16 mijë dhe se epidemia vazhdon të përhapet në mënyrë aktive.

Ai tha se krahas testit negativ jo më të vjetër se 72 orë për të hyrë në Francë prej jashtë vendeve jashtë BE-së, personat që vijnë në vend duhet të izolohen për shtatë ditë pas hyrjes së tyre dhe të ritestohen në fund të kësaj periudhe.

Castex vuri në dukje se vendimi në lidhje me mbërritjet nga vendet anëtare të BE-së në Francë do të merret në Samitin e BE-së që do të mbahet më 21 janar.

Ai po ashtu njoftoi se nga 16 janari, ora policore në gjithë vendin për shkak të COVID-19 do të fillojë në ora 18:00 në vend të orës 20:00, duke shtuar se shkollat ​​në vend do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.

Castex tha se nëse situata epidemiologjike përkeqësohet, ata mund të vendosin sërish të kufizojnë ndalimin e lëvizjes në gjithë vendin.

Sipas tij, numri i personave që do të vaksinohen deri në fund të janarit do të shkojë në mbi 1 milion.

Ai njoftoi se 700 qendra vaksinimi do të hapen nga 18 janari.

Top Channel