Dy kryeneçë bashkë! “Ma merr pak gotën”, Fatjoni acarohet keq në takim: Gotën nuk e marr, nuk jam lepurush unë ooo…

14/01/2021 19:06

Sot ishte dita e Anës dhe Fatjonit në “Për’Puthen”. Në takimin e fundit mes tyre e kanë shijuar të gjithë, por ky i radhës ishte akoma më interesant!

Por, nga ana tjetër të dy kërkojnë të jenë dominues dhe nuk e ul hundën as njëri dhe as tjetri!

Një kërkesë e thjeshtë e Anës nxiti një debat të ashpër, sa Fatjoni ngrihet në këmbë në mes të studios dhe nis të bërtas, dukë thënë: “Nuk jam kamerier unë, nuk e marr dhe pikë”.

Nga erdhi e gjithë kjo?

E gjitha nisi pasi Ana i kërkon Fatjonit t’i marr gotën e ujit dhe t’ja sjellë, por Fatjoni e ka marrë si një urdhër dhe nuk e pranoi.

Të gjithë e gjykuan këtë veprim të tijin, edhe pas transmetimit të një prapaskene të takimit,  ku vijon debati ashpër.

Ana: Ma merr pak gotën e ujit.

Fatjoni: E sjell kamarieri.

Ana: Dua të ma sjellësh ti.

Fatjoni: Hajde ulu se përtoj.

Ana: Je egoist ti në një marëdhënie?

Fatjoni: Këtë që thua ti i bie të jem skllav.

Ana: Ti s’bën asgjë.

Fatjoni: Po ca të bëj unë moj të iki ta marr. Pse ça jam unë lepurush

Ana: Nëse s’do ta marrësh mos e merr. Pse nuk bën një gjë që ta kërkojnë.

Fatjoni: Do vazhdosh akoma? E mirë vazhdo ik merre ujin atje pije vet.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel