Covid-19, Danimarka zgjat bllokimin deri më 7 shkurt

14/01/2021 09:21

Qeveria daneze ka vendosur për zgjatjen e bllokimit të koronavirusit të ri (COVID-19) për tre javë të tjera deri më 7 shkurt, për shkak të shqetësimeve mbi llojin e ri më infektues të virusit.

Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, në një konferencë për media tha se vendi gjatë dimrit pret një rritje të rasteve dhe më shumë pacientë të shtruar në spitale për shkak të llojit të ri të koronavirusit B117.

Bllokimi aktual përfundon më 17 janar. Heunicke njoftoi se mes personave të testuar pozitiv për koronavirusin, 3,6 përqind ishin të infektuar me llojin e ri. Ai inkurajoi qytetarët që kontaktojnë njerëz të ndryshëm të testohen një herë në javë.

Kreu i Institutit Shtetëror të Serumit, Henrik Ullum, tha se “vlera R” për COVID-19 u regjistrua në 0.9, ndërsa për B117 u regjistrua 1.2, që do të thotë se çdo 10 persona që rezultojnë pozitiv për virusin e transmetojnë atë në 12 persona.

Numri i riprodhimit ose “vlera R” është çelësi për të matur përhapjen e virusit midis njerëzve dhe ajo tregon se sa njerëz të shëndetshëm do të infektohen nga një persona i sëmurë. Nëse kjo shifër është më e lartë se 1, atëherë do të thotë se pandemia po rritet. Kjo edhe është arsyeja pse qeveritë në të gjithë botën po përpiqen të mbajnë “vlerën R” nën shifrën 1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA