Brenda 45 ditësh, Stambolli mund të mbetet pa ujë

14/01/2021 09:50

Një prej qyteteve më të mëdha të Stambollit mund të mbetet pa ujë brenda 45 ditësh pasi Turqia po përjeton thatësirën më të keqe të dekadës.

Zhvillimi i gjerë urban është fajësuar pasi sjell nivele të ulëta të ujit në diga duke shkaktuar thatësirë në qytetin me 17 milion njerëz. Nivelet e ujit në digën Omerli, burimi kryesor i ujit të qytetit, kanë vetëm 20% kapacitet për shkak të mungesës së shiut.

Ky është niveli më i ulët i digës në 15 vitet e fundit. Ndërkohë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, kryebashkiaku Mansur Yavaş tha se ka mbetur ujë vetëm për 110 ditë në diga dhe rezervuarë.

Ai tha për Hurriyet Daily News: “Mjedisi natyror, zonat e gjelbërta dhe pyjet duhet të mbrohen dhe të bëhen burime të qëndrueshme ujore.”

Ndërsa eksperti i menaxhimit të ujit në Qendrën e Politikave të Stambollit, Akgun Ilhan foli për ‘The Guardian’ duke thënë: “Në vend që të përqendrohen masat për të mbajtur nën kontroll kërkesën e ujit, Turqia këmbëngul në zgjerimin e furnizimit me ujë të më shumë digave.”

Top Channel