Tashmë është gjithçka zyrtare, Moussa Dembélé është lojtar i Atléticos de Madrid. Futbollisti francez iu bashkua në huazim “Los Colchoneros”, që e zyrtarizuan këtë mbrëmje, pasi kishte humbur rolin e titullarit tek Lyoni, skuadër me të cilën është aktivizuar vetëm gjashtë herë në Ligue 1 këtë sezon.

Moussa Dembélé nuk ishte në gjendje të udhëtonte të hënën drejt Spanjës për shkak të reshjeve të mëdha të borës. Gjithsesi, 24 orë më vonë, sulmuesi përfundimisht zbarkoi në vendin iberik ndërsa gjatë kësaj të mërkure kaloi dhe testet mjekësore.

Për të mbushur vendin e lënë bosh nga Moussa Dembele, Lyoni afroi Islam Slimanin, sulmuesi që ishte në pronësi të Leicester City, por që gjatë pjesës së parë të sezonit luajti në huazim te Monaco (vendosi të mos e ushtronte të drejtën për blerjen e kartonit të algjerianit).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA