“Ka shumë që i thonë vetëm ‘po’”, Melania Trump kritikon njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan: Unë i them të vërtetën 21/11 08:26
Organi zyrtar turk i barnave dhe pajisjeve mjekësore miratoi vaksinën kineze CoronaVac për përdorim urgjent kundër COVID-19.
Pas vlerësimeve të dozave, Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (TITCK) njoftoi se ka autorizuar vaksinën e njohur si CoronaVac, e cila u zhvillua nga kompania me bazë në Pekin SinoVac.
“Gjatë vlerësimit të të dhënave shkencore, mostrat që u dorëzuan në vendin tonë janë ekzaminuar në laboratorët e institucionit tonë gjatë 14 ditëve“, tha TITCK në një deklaratë, duke shtuar se vaksina do të dorëzohet me shpejtësi për publikun.
Top Channel