26/11 22:47
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri thirrje sot për qetësi, ndërsa po afrohen protesta të reja në të gjithë vendin.
“Po ju kërkoj: asnjë dhunë, asnjë krim, asnjë vandalizëm”, shkroi ai në një deklaratë të shkurtër, ndërsa Kongresi përgatitet për një impeachment tjetër ndaj tij për nxitjen e sulmit ndaj Capitol Hill një javë më parë, raporton ATSh.
“Nuk është ajo që ne përfaqësojmë dhe as ajo që përfaqëson Amerika”.
“I bëj thirrje të gjithë amerikanëve që të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve”, shtoi Trump.
Top Channel