Të imunizohen të gjithë! Putin urdhëron vaksinim masiv në Rusi

13/01/2021 17:13

Presidenti rus, Vladimir Putin i urdhëroi zyrtarët të nisin vaksinimin masiv për koronavirus javën e ardhshme dhe të hapin programin e imunizimit për të gjithë rusët.

Rusia, e cila renditet e katërta në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus e nisi vaksinimin në shkallë të gjerë muajin e kaluar. Fondi sovran i pasurisë në këtë shtet tha se 1.5 milionë rusë e kanë marrë tashmë vaksinën Sputnik V, e cila kushton më pak se 20 dollarë.

“Kërkoj të nisni vaksinimin për gjithë popullsinë javën e ardhshme”, u tha Putin zyrtarëve në një takim qeveritar me video-lidhje, të transmetuar në televizionin shtetëror.

Zëvendëskryeministrja ruse, Tatiana Golikova deklaroi se autoritetet do të jenë të gatshme për ta zgjeruar programin e vaksinimit duke nisur që nga e hëna. Rusia nuk ka aplikuar masë të izolimit të plotë gjatë valës së dytë të koronavirusit, e cila ka nisur në muajin shtator. Zyrtarët rusë besojnë se kufizimet aktuale janë të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Rusia raportoi së fundi 22,850 raste të reja me koronavirus.

Që nga shpërthimi i epidemisë, atje janë 3.5 milionë persona të prekur nga COVID-19 e kanë humbur jetën mbi 55.800 vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA