SHBA/ Ekzekutohet e dënuara, e para femër në afro 70 vite

13/01/2021 12:25

Lisa Montgomery, e vetmja femër e dënuar me vdekje në SHBA, është ekzekutuar. Ajo mori një injeksion vdekjeprurës në një burg në terre Haute, në Indiana, pasi një urdhër pezullimi i momentit të fundit u rrëzua nga gjykata supreme amerikane.

Rasti tërhoqi vëmendje pasi avokatët e saj argumentuan se ajo ishte mendërisht e sëmurë dhe kishte vuajtur nga abuzime të rënda kur ishte fëmijë. 52 vjecarja mbyti një grua shtatzënë para se t’i priste barkun dhe ti rrëmbente foshnjën e saj në Mossouri në 2004. Viktima e saj, 23 vjecarja Bobbie jo Stinnett, vdiq nga gjakderdhja. Montgomeri ishte e para e burgosur femër, federale, që ekzekutohet nga qeveria amerikane në 67 vite.

Sipas dëshmitarëve, një grua pranë Montgomerit, gjatë procesit të ekzekutimit, i kishte hequr asaj maskën e fytyrës dhe e kishte pyetur nëse donte të thoshte një fjalë të fundit. Montgomeri ishte përgjigjur shkurt; Jo. Ajo u shpall e vdekur në orën 01.31 minuta. Ekzekutimi u shty dy herë, fillimisht nga covidi e më pas nga një gjykatës, deri sa gjykata supreme hapi rrugën për finalizimin e tij në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Para ekzekutimit të Montgomerit, gruaja e fundit që u ekzekutua në SHBA ishte Bonnie Heady, që vdiq në një dhomë gazi në Missouri në 1953. Ekzekutimet federale ishin pezulluar për 17 vite para se presidenti Donald Trump të urdhëronte rifillimin e tyre, më herët, vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA