Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ngriti akuza të rënda ndaj presidentit Donald Trump duke thënë se ai është i rrezikshëm për SHBA-në.
“Ne e dimë që presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti këtë kryengritje, këtë rebelim të armatosur kundër vendit tonë të përbashkët. Ai duhet të shkojë, ai është një rrezik i qartë dhe i pranishëm për kombin që të gjithë e duam”, tha Pelosi.
Sipas CNN, ajo shtoi se presidenti amerikan ka gënjyer në mënyrë të përsëritur për rezultatin e zgjedhjeve në nëntor dhe ka hedhur dyshime për demokracinë.
“Pastaj erdhi ajo ditë zjarri që të gjithë ne përjetuam. Presidenti duhet të fajësohet. Unë besoj se Presidenti duhet të dënohet nga Senati, një ilaç kushtetues që do të sigurojë që republika do të jetë e sigurt nga ky njeri i cili është kaq i vendosur për të shkatërruar gjërat që i duam dhe që na mbajnë së bashku”, vazhdoi Pelosi.
Top Channel