Momentet e tmerrshme kur ‘gjuetarja’ qëllon dy herë pa sukses ndaj derrit të egër që e sulmon (Video-fotot)

13/01/2021 19:44

Ky është momenti kur një gjuetare femër detyrohet të përdorë grykën e pushkës së saj për të goditur një derr të egër që erdhi për ta sulmuar pasi dy herë nuk arriti ta kapte me plumba.

Incidenti u xhirua në Erula në provincën italiane të Sassari, në ishullin e Sardenjës.

Pamjet e rralla tregojnë gjuetaren që merr shenjë drejt një zone me bimësi të dendur, kur papritur prej saj del derri i egër që marshon në sulm drejt saj.

Gruaja qëllon dy herë njëra pas tjetrës pa arritur të godasë në shenjë dhe e zë paniku kur nuk arrin të rimbushë armën.

Derrkuci i egër vijon të hungërijë ndaj gruas nga afër, ndërsa ajo detyrohet të mbrojë veten me grykën e pushkës duke goditur kafshën e egër.

Gjuetarja e paemëruar dëgjohet që ulëret “largohu” dhe “zhduku” teksa vazhdon të godasë dhe kërkon ndihmë nga shoqëruesit e saj.

Pamjet që janë bërë virale në internet kanë shtuar thirrjet për ndalimin e gjuetisë gjatë pandemisë prej plagosjeve që mund të shtojnë barrën për spitalet.

Kritikët thanë se pamjet evidentojne sjelljen e papërgjegjshem të gjuetarëve me armët e tyre.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel