Britani e Madhe: Rekord i ri i zi – 1.564 vdekje nga koronavirusi

13/01/2021 20:02

Numri i vdekjeve në 24 orët e fundit nga virusi korona në Britaninë e Madhe arriti një rekord të ri të zi prej 1.564, ndërsa numri i infeksioneve të reja u rrit me 47.525.

Sipas Reuters, numri i të vdekurve është më i lartë se më 8 janar, kur ishte regjistruar një numër rekord i vdekjeve, i cili arriti në 1.325.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britani është 84.767, ndërsa numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me virusin korona që nga fillimi i epidemisë në vend është 3.211.576, raporton portali Worldometers.

Top Channel