Sipas aktivistit, prania e biznesmenit në darkën e shtrenjtë me zyrtarë të qeverisë në Dubai e inkriminon atë në korrupsion.

Çdo aty një biznesmen shqiptar i kapur pas pushtetit. Organizata Politike, që pas shtypjes së grevës së minatorëve të Bulqizës e ka denoncuar si kapës të shtetit dhe dëmtues të jetës dhe punës së minatorëve. Të gjithë ato që thotë qeveria janë justifikime.

Për mendimin tim ajo tryezë është një indicie që tregon mënyrën se si në Shqipëri shteti dhe oligarkët janë një në pazare dhe abuzime”, thotë drejtuesi i Organizatës Politike në emisionin Top Talk.

Sipas Qorrit, ajo foto e zyrtarëve të lartë në një prej restoranteve më të shtrenjta është imazhi i një Shqipërie që prej tre dekadash është kapur prej fyti nga interesat e oligarkëve dhe të shërbyesve të tyre në qeveri dhe kudo tjetër në sistemin politik.

Jemi në të njëjtën situatë si para 100 vitesh, të ngrënies vulgare, të fryrjesh vulgare!

Këta njerëz janë si një klub njerëzish që jetojnë luks tejet të pasur dhe tejet vulgar, që ka në dorë jetën tonë.

Nuk besoj se ishte ditëlindja e një zëvendës kryetari të bashkisë që qëlloi mik me biznesmenin dhe po kalojnë kohë me njëri tjetrin në jetën e tyre private.

Unë nuk arrij të kuptoj se çfarë u kushton këtyre njerëzve modestia. Po në fakt ata nuk mund të jenë modest, sepse jetojnë të zhytur në luks, janë të mbyllur me njëri tjetrin. Ata i uurejnë njerëzit, punëtorët, njerëzit e varfër, klasën e mesme.

Si këta, edhe ata të para 10 viteve janë pjesë e së njëjtës frymë, frymë korruptuese dhe përçmuese për njerëzit e zakonshëm.

Hendeku midis këtyre që përfitojnë dhe pjesës tjetër, shumicës dërrmuese të popullit, është shumë i madh, sa që tenxherja një ditë do të shpërthejë”,- thotë pedagogu.

Sipas tij, njerëzit nuk duhet t’i besojnë askujt por duhet të veprojnë për ta shkulur nga themelet këtë sistem.

 

 

Top Channel