Dalja nga shtrati e lumit Sitnica në Vushtrri mëngjesin e hershëm të së martës, rrezikoi jetën e familjes së Ragip Bunjakut, shtëpia e të cilit ndodhet në afërsi të lumit, si dhe fëmijëve të vëllait që gjendeshin pak metra larg shtëpisë brenda stallës ku kishin ndërtuar një dhomë për ta ruajtur bagëtinë.
Si rrjedhojë ata kishin lajmëruar policinë, të cilët në pamundësi për t’iu ndihmuar kishin kërkuar ndihmë nga ekipet e shpëtimit të FSK-së.
Por, ata nuk arritën të shpëtonin edhe bagëtinë prej 120 delesh e dy lopë, nga të cilat edhe vareshin të dy ekonomitë familjare.
Megjithëse këto familje dhe qindra të tjera të prekura nga përmbytjet në Vushtrri presin ndihmë financiare nga komuna, kryetari i tyre thotë se nuk kanë fonde.
Për Vushtrrinë dhe komunat e tjera të prekura nga përmbytjet Qeveria ka paraparë krijimin e një fondi për qytetarët.
Top Channel