Kopshtar në fabrikë kanabisi/ Shqiptari në Britani arrestohet në flagrancë

12/01/2021 20:57

Një emigrant shqiptar i paligjshëm është kapur sërish duke punuar si “kopshtar” në një fabrikë kanabisi, pasi fillimisht ishte deportuar nga Britania për të njëjtin krim.

Flogert Farruku u dergua mbrapsht në Shqipëri në vitin 2015 pasi u burgos për shkak të përfshirjes në një plantacion kanabisi në kryeqendren e Wellsit, Cardiff, thonë mediat britanike. Por kur policia bastisi një shtëpi në Swansea Valley, u befasua kur e gjeti shqiptarin aty, duke u marrë sërish me aktivitetin e tij të vjetër.

Farruku ishte rikthyer sërish në Angli dhe tashmë pritet të depërtohet edhe një herë tjetër sapo të kryejë dënimin me burg. Në banesën ku qëndronte 34-vjeçari, tre dhoma gjumi përdoreshin për të rritur kanabis.

Atje kishte llamba dhe sisteme të posaçme ajrimi. Efektivët gjetën 71 bimë të pjekura dhe sipas ekspertëve vlera e saj në treg mund të arrinte deri në 60 mijë Paund. Shqiptari u justifikua duke thënë se ishte thjesht “kopshtar” pasi i detyrohej para një bande shqiptare.+

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA