Një 38-vjeçar është rrëzuar sot nga një objekt në ndërtim e sipër në Gjakovë, si pasojë e të cilit rrëzim ai ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhur rreth orës 16:20, në rrugën “Selman Riza”, ndërsa vdekjen e personit e kanë konfirmuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai ka sqaruar se personi kishte rënë nga kati i pestë i një objekti në ndërtim e sipër, ndërsa incidenti u konfirmua nga patrulla në vendngjarje.
“Në vendngjarje kanë dalur autoambulanca ku viktimën e kanë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës. Viktima është rreth moshës 38-vjeç nga Malisheva. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, tha Gjurkaj.
Top Channel