Në seancën e sotme parlamentare në Greqi ish ministri i Jashtëm grek në periudhën e Syrizës ka kërkuar transparencë edhe në këtë seancë sa i përket çështjes kryesore të orëve të fundit, fillimin e bisedimeve teknike mes Greqisë dhe Turqisë, që do fillojnë pas 5 vjet ndërprerje në 25 janar në Stamboll.
“Përse të dëgjojmë nga pala turke”, ka thënë ai se ka një takim të planifikuar midis Dendias dhe Çausoglou në Tiranë. Përse t’i mësojmë ato nga burime turke, ka thënë ai .
Sot në fakt një pjesë e mirë e shtypit grek i është referuar rolit dhe këmbënguljes diplomatike siç është quajtur përpjekja e Edi Ramës, për të sjellë afër Athinën dhe Ankaranë ,madje edhe nëpërmjet një takimi të dy ministrave në Tiranë. Ka qenë hapi i parë kjo përpjekje dhe më pas deklaratat e dy kryediplomatëve që kanë hapur derën për fillimin e bisedimeve eksploruese.
Por sa i përket takimit të Tiranës ministria e Jashtme greke në një deklaratë për shtyp ne mesditë ka pohuar se vërtet ka një miqësi shumëvjeçare mes Dendias dhe Cavusoglu , por nuk ka ende një dakordësi për një takim në Tiranë. Ndoshta më vonë kur ta lejojnë kushtet thuhet në deklaratë.
Gjithsesi kemi një dinamikë zhvillimesh në rajon që filluan me vizitën e kryeministrit shqiptar në Turqi, më pas ardhjen e tij në Athinë dhe nisjen e bisedimeve eksploruese.
Ajo që pritet me interes është se cili do të jetë vazhdimi i tyre. Ankaraja kërkon që në këtë cikël ,i 61 i radhës, prej 2002 , të futen përsëri çështjet e minoritetit mysliman në Trakë, delimitarizimi i ishujve grekë, ZEE, territori ajror i dy vendeve ,çështja qipriote.
Kurse Athina këmbëngul që në këto bisedime të flitet vetëm për përcaktimin e kufijve detare dhe ZEE .
Megjithëse flitet për një zhvillim pozitiv pas 5 vitesh krize mes dy fqinjëve që shpesh herë shkoi deri në rrezik incidenti ushtarak, nuk duket se ka pritshmëri dhe shumë analistë shprehen pesimistë pasi theksojnë që po shkohet në bisedime me një shtet që nuk ka nënshkruar të Drejtën e Detit, konventa (UNCLOS) e 1982.
Top Channel