“Tentoi të më sulmonte makinën”/ Kryetari i komunës së Skënderajt i përgjigjet Kurtit: Duke qenë se po vazhdon me shpifjet ndaj meje, nga nesër… Mes alarmit që dhanë ekspertët se me ngërçin aktual politik, Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet, Presidentja Vjosa Osmani do të kërkojë gjetjen e një zgjidhjeje, e pohuar kjo nga këshilltari i saj për Edia, Bekim Kupina.
Kupina i tha REL-së se kryetarja e shtetit do të theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike, teksa edhe shoqëria civile i ka kërkuar asaj që t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri.
“Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit. Ajo do t’i inkurajojë partitë politike të bashkëpunojnë për të shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Kosovës”, shprehet Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani.
I mandatuari i parë për krijimin e qeverisë së re, Albin Kurti, dështoi t`i merrte të dielën votat e nevojshme për mandatin e tretë, e tani pritet që shumë shpejt, Osmani ti thërrasë partitë politike për konsultime. Kosova e arriti konstituimin e Kuvendit të ri pas një serie vështirësish, por dështimi javën që shkoi për krijimin e qeverisë së re ka nxjerrë në pah një tjetër rrezik, e ai është që vendi të hyjë pa buxhet në vitin 2026.
Top Channel