“Vaksina jo e detyrueshme”/ Rama: Ata me diplomë fallco që i druhen Bill Gates…

11/01/2021 13:12

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp sqaroi se vaksina e covid nuk është e detyrueshme dhe se nuk ka penalizime për ata që nuk duan ta bëjnë.

“Vaksina nuk është e detyrueshme , s’ka pse të mendohet se nuk do i ofrohen shërbime nga e-albania, kujt nuk e bën. Vaksina është jo me detyrim, gjithëkush vendos vetë, është e këshillueshme, është arma asgjësuese e covid-19, të tjerat janë armë mbrojtëse.

Patjetër që ka njerëz që ka mendjen e tyre , ata me diplomë fallco në kafe i druhen Bill Gates se do i marrin kafen e filxhanit, ka nga ata që e konsiderojnë lojë të djallit.

Vaksina nuk është thjesht e efektshme tek individi por pjesë e përballimit të komunitetit, sepse duke rritur imunitetin ne komunitet ulim shkallën e shpërndarjes. ata që janë të imunizuar nuk janë më shpërndarës”, tha Rama.

Top Channel