Një plagosje ka ndodhur në Shkodër, ku u plagos në këmbë shtetasi Eduard Lek Ndreaj, 24 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur ndodhur në periferi të qytetit të Shkodrës në lagjen “Mark Lula”. Ngjarja ka policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka identifikuar autorët.

Palët janë konfliktuar në një lokal në orën 20:00 të kësaj mbrëmje ndërsa më pas ka përfunduar me plagosjen e të riut, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 11.01.2021, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA