Teoritë konspirative? Rama mesazh për shqiptarët skeptikë: Ilirët nuk bëhen vikingë, vaksina nuk ka çip!

11/01/2021 15:51

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nisjen e vaksinimit anticovid në vendin tonë e ka cilësuar si një lehtësim të madh për vetë atë dhe për të gjithë shqiptarët.

Ndërkohë Rama është ndalur edhe tek një mesazh për shqiptarët në mënyrë që të bëjnë vaksinën pa hezitime dhe të mos ndikohen nga teoritë konspirative.

Rama duke ironizuar konspiracionet ka thënë se vaksina nuk ka çip.

“Ky spostim fare pak javor në kohë është një lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë a s’do vijë vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe helmet e burimeve të konspiracionit. Vaksina nuk i bën ilirët vikingë. Ilirët mbeten ilirë, dhe po ashtu është e sigurt që nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve”. ka thënë Rama.

Top Channel