Ditën e sotme nis procesi i vaksinimit kunder COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë një deklarate për shtyp bashkë me kryeministrin Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vaksinimi do të nisë me stafet e spitaleve COVID, mjekët dhe infermierët dhe më pas do të vijojë me qytetarët. Ajo theksoi se do të ketë edhe vaksinime për persona që kanë sëmundje të tjera dhe kanë nevojë urgjente.

“Ekspertët e vendeve europiane kanë studiuar planet duke nxjerrë gjithë parametrat dhe në bazë të standardeve për të realizuar planin tonë të vaksinimit. Aspekti kryesor është prioriteti i grupeve që do të vaksinohen. Mjekë e infermierët do të jenë të parët që do të vaksinohen dhe fillon sot e do të shtihet në ditët në vijim. Ndër grupet që janë identifikuar si prioritar janë personat e moshuar dhe ato me probleme të shumta shëndetësore. Planifikohet që të parët kemi edhe vaksinimin e kombinuar ata që kanë nevoja urgjente duhet të ulim riskun. Të vijojnë vaksinim në mënyrë paralele. Do të vijojmë më pas me persona mbi 70 vjeç . Ka një formular dhe pas kryerjes së vaksinës qëndron 30 min në vëzhgim. Është e rëndësishme që shpërndarja e vaksinës nuk do të jetë vetëm në Tiranë por në vende të ndryshme. Janë formularët, kartën që do të përmbajë të gjithë elementët”, tha Manastirliu.

Top Channel