Liqeni i Shkodrës është shumë afër kuotës maksimale.
Nga 8.70 metra që është kuota maksimale në liqenin e Shkodrës, hidrometri shënon kuotën 8.60 metra.
Rruga për në Obot është e kalueshme vetëm me mjete të larta.
Në Velipojë raportohen rrëshqitje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër deklaraton se po punon për pastrimin e rrugës.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
E njëjta situatë është edhe në fshatin Bardhaj, Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir.
Raporti i publikuar për qarkun e Shkodërës, data 11 janar
- Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.42m.(Kuota max 6.30 m)
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30,shënon kuotën 8.60 m.(Kuota max 8.70 m)
- Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.07m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1863 Ha
- Tokë e pakultivuar 536 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 1145 Ha
- Grurë 95 Ha
- Bimë dekorative 80 Ha
- Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana Malit
- Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
- Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
- UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Tokë e pakultivuar 210 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha
- Grurë 40 Ha
- Pemtore 5 Ha
- Janë shpërndarë në Obot 140 koli ujë, nga 9 litra kolia, për 70 familje.
Nj.A Dajç
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 760 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
- Tokë e pakultivuar 275 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 350Ha
- Bimë dekorative 80 Ha
- Grurë 55 Ha
- UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
- Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .
Nj. A. Guri Zi
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
- Tokë e pakultivuar 3 Ha
- Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 60 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
- Tokë e pakultivuar 15 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhë 45 Ha
- Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
- Tokë e pakultivuar 30 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
- Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
- Tokë e pakultivuar 3 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
- Pemtore 2 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç
Top Channel