Shkumbini përmbyt 50 ha tokë në Divjakë/ Thirrje që të largohen banorëve afër lumit

11/01/2021 14:47

Deri më tani lumi Shkumbin ka përmbytur 50 hektarë tokë  në Divjakë.

Në Çerm Shkumbin ka vërshuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm  ndërsa prurjet janë të mëdha. Niveli i ujit  është duke u rritur  edhe përgjatë urës së Rrogozhinës, ndërsa momentalisht reshjet kanë pushuar.

Në terren janë grupet që shohin gjendjen, ndërsa u është bërë thirrje banorëve qe jetojnë përgjatë brigjeve të Shkumbinit të largohen. Situata mund të jetë më e rëndë nëse prurjet do të rriten në orët në vazhdim.

Veç kësaj një tregues janë dhe rrymat ajrore detare të cilat ndikojnë në tërheqjen e ujit në det.

Top Channel