Reperi i njohur Dr.Dre u shtrua në spital para disa ditësh pasi pësoi hemorragji nga aneurizmi i trurit. Aktualisht ndodhet në kujdes intensiv dhe mjekët po kryejnë një seri testimesh për të zbuluar çfarë e shkaktoi dhe të mos lejojnë përsëritjen.
Burimet e lidhura me muzikantin thonë: “Dre ka qenë aty që prej të hënës së kaluar. Mjekët vazhdojnë të bëjnë shumë teste për të zbuluar problemin dhe duan ta mbajnë në kujdes intensiv në rast se pëson një aneurizmë tjetër.”
Mbetet e paqartë nëse Dre ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, por zakonisht ndodh për të ndaluar rrjedhjen e gjakut. TMZ raporton se aktualisht muzikanti ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Kjo ngjarje e rëndë vjen pasi Dr Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Romelle Young, ka rënë dakord që të paguajë 2 milionë dollarë, mbështetje të parakohshme financiare për Nicole Young, ish partneren, me të cilën është në proces divorci.
Top Channel