Elbasan, probleme nga ujërat/ Lumenjtë Devoll dhe Shkumbin janë në kuotat maksimale

11/01/2021 15:47

Në 24 orët e fundit problematika për shkak të motit të keq  janë shfaqur edhe në Qarkun e Elbasanit.

Përrenjtë dhe lumenjtë shfaqen kërcënueshëm, lumi Devoll dhe Shkumbin gjithashtu kanë shënuar kuotat e tyre maksimale, ndërkohë që në disa zona kanë dale edhe nga shtrati. Janë përmbytur disa hektare toka bujqësore në fshatin Papërr të Elbasanit, dhe në Muriqan gjithashtu. Prurjet e shumta të lumit Shkumbin siç  e shikoni edhe në këto pamje midis Paprrit dhe Cerrikut, kanë prishur një pjesë të argjinaturës mbrojtëse e ndërtuar vetëm dy vite më parë për të mbrojtur depot e ujit të qytetit të Cerrikut. Nuk paraqiten probleme deri në këto momente për furnizimin me ujë të Cerrikut, nëse Shkumbini do të vazhdojë të qëndrojë ne të tilla kuota.

Në 24 orët e fundit reshjet kanë qenë më intensitet të ulët cka ka bërë që niveli i lumenjve të ulet disa centimetra dhe nuk ka rrezik nëse do të jetë sërish në këto nivele. Por gjithashtu janë përrenjtë ata që kanë shfaqur kërcënime dhe kanë qenë të rrëmbyera, përroi i Zaranikës, kryesori që përshkon pjesën perëndimore të qytetit të Elbasanit ka prurje të shumta por nuk ka rrezik të dalë nga shtrati deri në momentet që ne flasim. Në një shkollë të fshatit Labinot fushë, është pezulluar mësimi për shkak të prishjes së çatisë nga reshjet e shumta të shiut dhe deri në riparimin e këtij dëmtimi, do të këtë një pezullim të përkohshëm të të mësimit në këtë shkollë. Në fshatin Kushovë të Gramshit po ashtu është pezulluar mësimi në një shkollë, pasi prurjet e shumta të një përroi e bëjnë të pamundur kalimin e nxënësve dhe mësuesve gjithashtu.  Ka pasur probleme me furnizmimin me energji elektrike në disa fshatra të Prrenjsit, Librazhdit, Gramshit, Elbasanit, dhe Belshit gjithashtu, janë ekipe e OSHE që po kujdesen për riparimin e këtyre defekteve.

Top Channel