Dheu i shkëputur nga shkëmbi bllokon kamionin, pamjet e trafikut në aksin Milot-Burrel

11/01/2021 15:55

Aksi rrugor Milot-Burrel është mbi 2 orë i bllokuar, pasi dheu i shkëputur nga mali ka zënë kamionin.

Në vendin e quajtur Ulëz, forca dhe sasia e madhe e dheut e krijuar nga shirat e shumtë të ditëve të fundit, ka shkëputur nga rruga kamionin.

Fatmirësisht kanë qenë punonjësit e rrugës që e kanë lidhur me kavo tek një kamion duke shmangur rënien e kamionit në humnerë.

Qindra makina po presin lirimin e rrugës në të dy akset e rrugës.

 

Top Channel