Vetëbesimi është një nga tiparet më të bukura që një person mund të ketë. Dhe supermodelet e dinë shumë mirë këtë fakt. Le të marrim për shembull Armine Harutyunyan. Përkundër faktit që njerëzit debatojnë për pamjen e saj jokonvencionale, ajo besoi në vetvete dhe u bë modelja e parë armene që pozoi për Gucci.

Dhe sot patjetër që nuk duhet të kesh përmasa standarde për të qenë një modele e dashur. Katya Zharkova është prova e kësaj, mund ta shikoni më poshtë.

Bright Side ndau 11 modele që  thyen stereotipin e bukurisë dhe u bënë frymëzim për njerëzit në të gjithë botën.

Ellia Sophia, padyshim që shquhet për shkak të bukurisë së saj të pazakontë. Sytë e saj të mëdhenj të gjerë dhe buzët e vogla të fryra ju kujtojnë periudhën e shkëlqimit të një epoke të kaluar në Hollywood, por ajo padyshim di si të theksojë cilësitë e saj më të mira.

Ajo ishte një nga modelet që sfiloi për Guccin në vitin 2019, në shtëpinë e modës atje ku festohen papërsosmëritë, së bashku me Dani Miller, Achok Majak dhe Mae Lapres.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ellia (@buildabrat)

Kjo bukuri me flokë argjendi tregon se nuk duhet të jeni 20 vjeç për ta hyrë në këtë industri. Për Jacky O’Shaughnessy, mosha me të vërtetë është vetëm një numër dhe ajo ka tronditur disa nga pasarelat më të famshme në botë. Përveç modelimit, Jacky është gjithashtu një aktore.

Bera Ivanishvili, ose thjesht Bera, është një këngëtar dhe model gjeorgjian. Ai gjithashtu po thyen standardet e bukurisë, duke treguar albinizmin e tij dhe është krenar për atë që është. Ai nuk është i vetmi albin në familje dhe shpesh bën fotosesione së bashku me vëllain e tij, Tsotne, i cili duket si një kopje e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BERA (@beraofficial)

 

Katya Zharkova u tregon të gjitha grave në botë që edhe ato mund të jenë modele. Katya është një modele dhe aktore me përmasa oversize.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Katya Zharkova (@katyazharkova)

Deborah Moreno është modele nga Hollanda dhe lëkura që ka nuk e pengoi të kishte një karrierë të suksesshme në modelim. Ajo është e guximshme, e bukur dhe me vetëbesim i mëson gratë e tjera të përqafojnë bukurinë e tyre.

Melody Mikel. Kjo modele amerikane i tregon botës se njollat janë po aq natyrale dhe të bukura. Ajo ka zhvilluar një karrierë të mahnitshme dhe është një frymëzim i vërtetë për të gjithë që kanë tiparet të njëjta me të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Melody Mikél (@melmikel)

Nathan Westling, i njohur më parë dhe i lindur si Natalie Westling, ështëmodel amerikan, i cili ka punuar në shfaqje për marka të mëdha si Marc Jacobs, Prada, Christian Dior, Chanel ose Vera Wang. Në vitin 2019, ai doli publikisht si një transgjinor dhe është padyshim një model frymëzues për këdo që po lufton me identitetin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nathan Westling (@nathanwestling)

Reshma Qureshi është frymëzim për të gjitha gratë që ndajnë historinë e saj. Ajo eci në pasarelë në Javën e Modës në New York në 2016 dhe vetëbesimi i saj po frymëzon njerëzit në të gjithë botën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Reshma Bano Qureshi (@beingreshma)

Marjan Jonkman është padyshim një model që nuk e shihni çdo ditë. Marjan është me origjinë nga Hollanda dhe u zbulua në Instagram. Tani ajo është në listën e 50 modeleve më të mira në të gjithë botën. Marjan konsiderohet atipike nga shumë dizajnerë, duke arritur të bëjë mrekulli me rroba femërore, mashkullore ose neutrale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marjan (@marjanjonkman)

Armine Harutyunyan është modelja e parë armene që shfaqet në një paradë mode Gucci. Pas kësaj, ajo ishte gjithashtu në qendër të kritikave në Itali, ku njerëzit debatonin për pamjen e saj jokonvencionale. Disa do të thoshin se ajo nuk përshtatet në “kanunin” e rregullt të bukurisë model, por ne e admirojmë Arminën që ka besim në atraktivitetin e saj dhe i tregon botës se sa e bukur është me të vërtetë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armina 🇦🇲 (@deararmine)

Oyku Bastas është një tjetër modele me karakteristika që nuk i shihni çdo ditë në një revistë mode. Kjo nuk e ndaloi atë të kishte një karrierë të lulëzuar në botën e modelingut. Ajo është gjithashtu modelja e parë turke që shfaqet në një sfiladë Gucci.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Öykü Baştaş (@oykubastas)

FOTO GALERI
1/13

Top Channel