Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë 19/03 15:53
Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë bllokuar banorët e lagjes në rrugën “Shaip Bytyçi” në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Në pamundësi për të lëvizur edhe për nevojat më elementare, banorët e kësaj lagjeje i thanë KosovaPress-it se janë organizuar dhe kanë provuar që me mjete vetanake të lirojnë rrugën.
Mirëpo, kjo ishte e pamundur dhe ata vazhdojnë të mbeten të bllokuar.
Banorët e kësaj lagjeje bëjnë thirrje nga organet komunale për intervenim sa më të shpejtë sepse gjendja e tyre mund të vështirësohet.
Top Channel