​Betohen anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës

11/01/2021 20:59

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e 192-të me radhë.

Ky takim, në bazë të Rregullores për zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të KPK-së, është udhëhequr nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili njëkohësisht është anëtar i Këshillit Prokurorial sipas detyrës zyrtare.

Në fillim të këtij takimi, gjashtë anëtarë të rinj të KPK-së, të cilët vijnë nga radhët e prokurorive themelore dhanë betimin, kurse takimi ka vazhduar me pikat e radhës, me ç’rast është hapur thirrja për nominime për Kryesues dhe Zëvendëskryesues të ri të KPK-së.

Lidhur me procedurat për nominim në pozitat e lartcekura, të gjithë anëtarët u njoftuan nga Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi.

Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës do të zgjidhen brenda afatit të caktuar me aktet ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA