Studimi: Bërthama e tokës është një miliard vjet e vjetër, sa vjen e ngurtësohet

09/01/2021 21:56

Solidifikimi gradual i bërthamës së tokës ka forcuar fushën e saj magnetike.

Një studim i ri thotë se bërthama solide e Tokës është vetëm një miliardë vjet e lashtë.

Toka e kohëve moderne është si pak shtresat e një ëmbëlsire, ka një mbështjellë të jashtme solide, më pas një shtresë të nxehtë viskoze, dhe më pas një bërthamë të brendshme solide.

Bërthama e brendshme solide rritet gradualisht pasi qendra e saj e hekurt ftohet dhe kristalizohet ne rritje. Ky proces ndihmon në lëvizjen rrotulluese të pjesës së jashtme të lëngshme të bërthamës, me të cilën krijohet fusha magnetike që rrethon planetin tonë, e cila na mbron nga radiacioni i dëmshëm kozmik.

Pra në fjalë të tjera, brendësia e tokës është shumë e rëndësishme për planetin.

Por në fakt nuk dihet shumë për topin e hekurt 1,500-milje (2,442 kilometra) të gjerë në qendër të planetit tonë. Llogaritjet e moshës së tij i japin një moshë nga gjysmë deri në 4 miliardë vjet, thuajse po aq e vjetër sa 4.5-miliardë vjetet e llogaritura të vetë tokës.

Por një studim i ri me anë të shtypjes së një cope hekuri mes dy diamantëve, dhe bombardimit me rreze lazer, thotë se mosha e kores së tokës është nga 1 deri në 1.3 miliardë vjet, që në fakt koinçidon me llogaritjet e përforcimit të fushës magnetike të tokës rreth kësaj kohe.

“Toka është një planet unik në sistemin diellor pasi ka fushë magnetike, dhe është e banueshme,” tha autori i studi it Jung-Fu Lin, gjeo-shkencëtar i Universitetit të Texas. “Rezultatet tona mund të përdoren për të studiuar se përse planetë të tjerë në sistemin tonë diellor nuk kanë fusha magnetike”.

Fusha magnetike e tokës merr energjinë nga ajo që shkencëtarët quajnë “gjeo-dinamo”.

Kjo është lëvizja e lëngut të hekurt në bërthamën e jashtme, e cila e kthen planetin tonë në një magnet gjigant. Ajo sjell krijimin e Polit të Veriut dhe Polit të Jugut, dhe të fushës së padukshme magnetike që bllokon pjesëzat e ngarkuara që vijnë nga dielli.

Një pjesë e lëvizjes në bërthamën e tokës është fuqizuar nga nxehtësia, e njohur si burimi termal i energjisë. Por teksa korja e tokës gradualisht ftohet, ajo nis kristalizimin nga brenda jashtë. Edhe procesi i kristalizimit çliron energji që nxisin lëvizjen e pjesë së lëngshme të mbetur të bërthamës, shton Lin.

Ai dhe grupi i tij përdorën prova eksperimentale për të përcaktuar energjinë e secilit prej këtyre burimeve.

Studiuesit rikrijuan në miniaturë kushtet e bërthamës së tokës, duke nxehur një copë hekuri vetëm 6 mikron të gjatë (thuajse sa gjatësia e një qelize të gjakut), në temperatura rreth 2,700 gradë Celsius, dhe e shtypën atë mes dy diamantëve për të imituar presionin në bërthamën e tokës.

Më pas ata matën përçueshmërinë e metalit në këto kushte.

Matja e përcueshmërisë i lejonte studiuesve të llogarisnin ftohjen termike të bërthamës, e cila ndihmon në shtytjen e dinamos të tokës. Ata llogaritën se gjeo-dinamo përftonte rreth 10 terawatt energji nga ftohja e bërthamës së ngurtë — që është rreth një e pesta e nxehtësisë që toka  shpërndan në hapësirë nga sipërfaqja e saj (46 terawat).

Pas llogaritjeve të firove të energjisë, Lin thotë se me këtë mund të llogaritet mosha e bërthamës së tokës, duke llogaritur se sa kohë eshte nevojitur për të arritur në masën aktuale solide në bërthamë.

Rezultati i tyre prej 1 deri në 1.3 miliardë vjet, sugjeron se Toka është relativisht e re, shton Lin.

Lin shtoi se eksperimenti i fundit përdor metoda më të besueshme, duke hedhur poshtë një llogaritje të ngjashme të vitit 2016, që tha se mosha e kores së tokës ishte vetëm 700 milionë vjet.

Shkëmbinjtë e lashtë magnetikë tregojnë se fusha magnetike e tokës nisi të përforcohej rreth 1 deri në 1.5 vjet më parë, sipas një studim të vitit 2015, çka përkon dhe me studimin e fundit, thotë Lin, sipas të cilit kristalizimi i bërthamës së tokës i ka dhënë një “nxitje” fushës së saj magnetike.

Por ai shton se ka ende të panjohura pasi nuk janë llogaritur efektet e materialeve të tjera përbërëse të bërthamës, përvec hekurit. Megjithse ato janë më të lehta, toka ka në përbërien e brendshme karbon, hidrogjen, oksigjen dhe sulfur, të cilat ndikojnë në përcueshmërinë elektrike të brendësisë.

“Ne tashmë po përpiqemi të kuptojnë nëse ekzistenca e këtyre elementëve ka ndikim në cilësitë termale,” shtoi Lin.

/livescience.com/përgatiti: Andi Lamko

Top Channel