Situata me përmbytjet, Forcat e Armatosura në terren! Emergjencat Civile monitorojnë nivelin e ujit në lumenj

09/01/2021 09:52

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile po monitorojnë në terren situatën e krijuar nga reshjet e orëve të fundit.

Së fundmi autoritetet kanë qenë të pranishëm në Kallmet në Argjinaturën e kanalit të ujërave të lartë i cili gjatë ditës së djeshme, rrezikonte të çahej. Drejtori i Emergjencave civile ka theksuar se është nën monitorim niveli i prurjeve të ujit në lumenjtë që rrezikojnë të dalin nga shtrati.

Ndërkohë mësohet se të gjithë repartet e Forcave të Armatosura, por sidomos ato të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse janë në gatishmëri të plotë dhe të gatshme për të ndërhyrë në rast nevoje. Janë kryer disa operacione evakuimi në zonat ku ka pasur rrezik për banorët.

Për shkak të reshjeve  situata në disa zona është kritike, sidomos në zonën e Shkodrës dhe Lezhës sidoqoftë deri në këtë moment nuk ka asnjë familje të rrezikuar.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel