Një ndër të ftuarit e episodit të sotëm të Shiko Kush LUAN me autore e moderatore Luana Vjollca ishte aktori i mirënjohur i humorit Visjan Ukcenaj.
Aktori u përball me kapitenin e skuadrës së tij Rezart Veleshnjës në sfidën “Shiko Kush Përgjigjet”, e cila këtë puntatë u moderua nga kapiteni i skuadrës së kuqe Flor Binaj.
Kur u pyetën se nëse nuk do të ishin bërë aktorë çfarë profesioni do të kishin zgjedhur, të dy djemtë na habitën disi me përgjigjet e tyre.
Rezi na tregoi se nëse nuk do të ishte bërë aktor, sot do e shihnim si një pilot e nga ana tjetër ajo që na habiti edhe më tepër ishte përgjigjja e Visjanit, i cili na tregoi se nëse nuk do të ishte bërë aktor, sot do të ishte një astronaut.
Ne nuk dimë se përse djemtë zgjodhën pikërisht këto profesione krahas aktrimit, por një gjë është e sigurt, ata arritën të rrëmbenin pikët për skuadrën e tyre.
Top Channel