Mbrëmjen e së premtes Bardhe Berishës i është përmbytur shtëpia në lagjen “Shotë Galica” të Gjakovës pasi lumi Erenik doli nga shtrati si pasojë e reshjeve të pandërprera për 48 orë.
Jeta e familjes u vu në rrezik, si rrjedhojë ata u strehuan nga komuna në Aeroportin e Gjakovës, që është nën kontrollin e Ushtrisë.
Aty janë strehuar edhe 8 familje tjera me rreth 70 anëtarë.Përveç Erenikut, nga shtrati doli edhe lumi Drini i Bardhë që shkaktoi dëme tek bizneset.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tregon se gjendja është stabilizuar mëngjesin e së shtunës.
Drejtoresha e Institutit të Hidrometeorologjisë tregon se komunat më të prekura nga reshjet kanë qenë Gjakova, Juniku, Deçani, Rahoveci e Malisheva.
Megjithëkëtë paralajmëron se reshjet e shiut dhe borës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, dhe Rrafshi i Dukagjinit do të jetë sërish më i prekur.
Top Channel