“Just Dance” në Top Channel/ Premiera të dielën, në juri Enada Hoxha dhe Albi Nako

09/01/2021 15:44

Një talent show i ri fillon të dielën në ekranin e madh të Top Channel. “Just Dance” do të sjellë tek publiku sfidat q mbart arti i bukur dhe i vështirë i baletit. Sa përkushtim, pasion dhe vetmohim duhet për t’ja dalë. Nën autorësinë e Graciano Taganit ky program është në provat e fundit para premierës.

Një program i tillë nuk gjendet në asnjë nga televizionet shqiptare. Talent Show nuk po shohim.Kështu që i kemi dhënë shumë forcë. Kemi shumë talente dhe premtojmë shumë show. Përveç talenteve dhe kërcimeve të vështira që do të vijnë do jetë dhe një reality show që ja vlen për t’u parë”.

Moderimi do të kthejë në ekran Dojna Memën, e njohur për pasionin e saj për talent show.

Rikthehem në Top Channel, në shtëpinë time të parë me shumë dashuri. Me shumë energji, sepse ju e dini që unë jam shumë e lidhur me formate të tilla talent shoë dhe bëhem më keq se familjarët duke bërë tifo. Këtë here do mundohem të qëndroj serioze duke u përpjekur ta mbaj veten deri në fund”.

Një juri tolerante, apo e rreptë? Albi Nako ka një paralajmërim.

“Për të qenë i vërtetë n gjykim, njerëzit mund ta përkthejnë që mund të jem i pamëshirshëm. Do të jem i vërtetë dhe konkret, që përkthehet sërish që do të jem i pamëshirshëm. Por do jem shumë shumë i vërtetë në gjykimin tim. Baleti është një disiplinë që kërkon shumë dashuri dhe shumë pasion”.

Enada Hoxha duket të jetë optimiste dhe më e prirur të inkurajojë të rinjtë.

Jam shumë e kënaqur që do të jem pranë këtyre të rinjve. Uroj që cdo gjë të shkojë mirë. Suksese të gjithë stafit”.

Nga e diela në Top Channel, “Just Dance”.

Top Channel