Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale foto nga puna që po bëjnë të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit, ujësjellës-kanalizimeve, policisë bashkiake e zjarrfikëseve që janë shpërndarë në terren.

Veliaj u kujton qytetarëve që në rast nevoje të telefonojnë në numrat e urgjencës. “Rrëshqitje dherash, shembje toke, rrëzime pemësh dhe prezencë uji – këto jenë pasojat e reshjeve masive. Por nëse kujdesemi për njëri-tjetrin dhe me pak ndihmë nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake Tiranë, Zjarrfikëset e Urgjencat do ia dalim mbanë!

Telefono 112 dhe ndihmë me zemër”, shkruan Veliaj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel