Në këtë puntatë të Shiko Kush LUAN me autore e moderatore Luana Vjollca një nga të ftuarit ishte aktori i humorit Visjan Ukcenaj. Ai luajti lojën “Shiko kush përgjigjet” bashkë me aktorin e famshëm, kapitenin e skuadrës blu Rezart Veleshnja, lojë kjo e moderuar nga aktori tjetër, kapiten i skuadrës së kuqe, Florjan Binaj.
Pasi përfunduan me sukses lojën e tyre, autorja dhe moderatorja Luana Vjollca u bëri një kërkesë dy aktorëve Ukcenaj dhe Veleshnja. Ukcenaj pati për “detyrë” të imitonte motrën e Luanës, Marinën e nga ana tjetër Veleshnja kishte për detyrë të imitonte pikërisht autoren e “Shiko Kush LUAN”, Luanën.
Visjani zgjodhi të imitonte Marinën teksa ishte në shtëpi e shtronin tavolinën bashkë me bashkëshortin e saj Getoar Selimi, duke sjellë kështu nota humori për të gjithë ata që ishin në skenë e për publikun besnik që na ndjek nga shtëpia.
Nga ana tjetër Veleshnja zgjodhi që për të imituar Luanën të përzgjidhte pikërisht një moment nga loja aq e dashur për publikun “O pas o plas”, në të cilën si gjithnjë Luana në pyetjet e vështira zgjedh të “spiunojë” duke zbuluar që tregon përherë përgjigjet pasi të ftuarit ia kërkojnë gjithmonë në “backstage” ndihmën.
Djemtë na dhuruan me këto imitime spontane mjaft të qeshura që si gjithnjë janë një karakteristikë e “Shiko Kush LUAN” e një arsye më tepër se përse ky emision edhe këtë vit u përzgjodh si më i shikuari.
Top Channel