SHBA godet një tjetër skaf që trafikonte drogë në Paqësor, humbin jetën 3 personat në bord, shkon në 185 numri i viktimave që nga fillimi i operacioneve
Policia e Kapitolit amerikan konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre të enjten vonë nga dëmtimet e pësuara kur një turmë mbështetësish të Presidentit Donald Trump sulmuan Kapitolin një ditë më parë.
Policia e Kapitolit tha në një deklaratë se oficeri Brian D. Sicknick vdiq rreth orës 21:30. ET të enjten “për shkak të dëmtimeve të marra gjatë kryerjes së detyrës”.
Vdekja po hetohet nga dega e vrasjeve e Departamentit të Policisë Metropolitane DC, Policia e Kapitolit të SHBA dhe partnerët e tyre federalë.
Sicknick është personi i pestë që vdes si rezultat i protestës së të Mërkurës. Një grua u qëllua dhe u vra nga Policia e Kapitolit ndërsa turma mësyu ndërtesën dhe tre të tjerë pësuan urgjenca mjekësore që rezultuan fatale.
Top Channel